Problemi 002

Kërkesa

Bëni një program që merr një listë me emra dhe mbiemra dhe i nxjerr në formatin “Mbiemër, Emër”.

Shembull

$ cat input.txt
3
Ada Lovelace
Charles Babbage
Alan Turing

$ python3 p002.py < input.txt
Lovelace, Ada
Babbage, Charles
Turing, Alan

Numri që ndodhet në rreshtin e parë të input.txt tregon se sa rreshta me emra vijnë më poshtë.

Zgjidhja

T = int(input())
for t in range(T):
    emri, mbiemri = input().split()
    print("{}, {}".format(mbiemri, emri))

https://tinyurl.com/101-prog-002

Sqarime

Funksioni split(), i cili thirret te një varg shkronjash (string), e ndan atë varg në nënvargje sipas vendeve bosh, dhe krijon me to një objekt të listueshëm. P.sh.:

$ python3
>>> list('ab cd ef'.split())
['ab', 'cd', 'ef']
>>> quit()

Ndryshoret emri dhe mbiemri marrin vlerë njëkohësisht, me një vlerëdhënie të shumëfishtë (dyfishtë), ku emri merr vlerën e parë të një objekti të listueshëm, kurse mbiemri merr vlerën e dytë. P.sh.:

$ python3
>>> x, y, z = [10, 20, 30]
>>> x
10
>>> y
20
>>> z
30
>>> quit()

Funksioni format(), i cili thirret te një varg, zëvendëson vendmbajtësit {} brenda vargut me vlerat përkatëse që i jepen funksionit si parametra.

Detyra

Bëni një program që merr një listë me çifte numrash dhe nxjerr shumën e tyre.

Shembull

$ cat input.txt
3
5 7
20 12
136 2

$ python3 p002.2.py < input.txt
12
32
138