Problemi 004

Kërkesa

Në një varg numrash \(a_1, a_2, ... , a_n\) gjeni vlerën më të vogël të mundshme të shprehjes \(a_i + a_j\), ku \(1 \leq i < j \leq n\).

Referenca: https://www.codechef.com/problems/SMPAIR

Shembull

$ cat input.txt
1
4
5 1 3 4

$ python3 prog.py < input.txt
4

Zgjidhja

T = int(input())
for t in range(T):
    n = int(input())
    l = list(map(int, input().split()))
    l.sort()
    print(l[0] + l[1])

https://tinyurl.com/101-prog-004

Sqarime

Te lista l lexojmë vargun e numrave. Funksioni sort(), i cili zbatohet te lista, e rendit listën në rendin rritës. Meqenëse lista e numrave është e renditur, dy të parët janë më të vegjlit, kështu që shuma e tyre është shuma më e vogël e mundshme.

Vini re që numri i parë i listës e ka indeksin 0 (l[0]), numri i dytë e ka indeksin 1, e kështu me radhë. Pra numërimi i elementeve të një liste fillon nga 0.

Detyra

Në një varg numrash \(a_1, a_2, ... , a_n\) gjeni vlerën më të madhe të mundshme të shprehjes \(a_i + a_j\), ku \(1 \leq i < j \leq n\).

Shembull

$ cat input.txt
1
4
5 1 3 4

$ python3 prog.py < input.txt
9