Problemi 003

Kërkesa

Bëni një program që merr vlerat e tre këndeve (në gradë) dhe nxjerr “YES” nëse këto mund të jenë kënde të një trekëndëshi, ose “NO” nëse nuk mund të jenë.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/FLOW013

Shembull

$ cat input.txt
3
40 40 100
45 45 90
180 1 1

$ python3 p003.py < input.txt
YES
YES
NO

Zgjidhja 1

T = int(input())
for t in range(T):
    a, b, c = input().split()
    if int(a) + int(b) + int(c) == 180:
        print("YES")
    else:
        print("NO")

https://tinyurl.com/101-prog-003-1

Sqarime

Këndet e një trekëndëshi e kanë shumën 180 gradë.

Meqenëse numrat i lexojmë si varg (string), kemi përdorur funksionin int() për ti kthyer në numra (përndryshe nuk mund ti mbledhim).

Zgjidhja 2

T = int(input())
for t in range(T):
    a, b, c = map(int, input().split())
    if a + b + c == 180:
        print("YES")
    else:
        print("NO")

https://tinyurl.com/101-prog-003-2

Sqarime

Funksioni map() që është përdorur këtu, zbaton funksionin int() te të gjithë elementet e objektit të listueshëm. Si përfundim, në ndryshoret a, b dhe c ruhen numra, dhe jo vargje.

Detyra

Bëni një program që merr 2 numra a dhe b dhe nxjerr:

  • shenjën < nëse a është më i vogël se b
  • shenjën > nëse a është më i madh se b
  • shenjën = nëse a është i barabartë me b

Referenca: https://www.codechef.com/problems/CHOPRT

Shembull

$ cat input.txt
3
10 20
20 10
10 10

$ python3 p003.3.py < input.txt
≺
≻
=