Problemi 104

Kërkesa

Në një restorant ka filluar punë një kamarier i ri. Meqenëse nuk është dhe aq i mirë në matematikë, ndonjëherë e kthen reston gabim. Shefi i jep atij një problem të thjeshtë: Sa bëjnë \(a - b\)? Përgjigja e tij është gabim. Dhe për çudi ka vetëm një shifër gabim. E merrni dot me mënd?

A mund të shkruani një program që bën të njëjtin gabim? Programi merr dy numra a dhe b dhe duhet të japë një diference të gabuar a-b. Përgjigja duhet të jetë një numër pozitiv që ka të njëjtin numër shifrash me diferencën e saktë, ku të gjitha shifrat janë njësoj me diferencën e saktë, me përjashtim të njërës që duhet të jetë e ndryshme. Zeroja nuk duhet të jetë si shifër e parë (nga e majta). Nëse ka përgjigje të ndryshme që i plotësojnë këto kushte, mjafton të jepni vetëm njërën.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/CIELAB

Shembull

$ cat input.txt
3
5858 1234
239 230
4375 4375

$ python3 prog.py < input.txt
1624
8
1

Në rastin e parë, diferenca e saktë është 5858 - 1234 = 4624, kështu që këto përgjigje do ishin të sakta: 2624, 4324, 4623, 4604, 4629, kurse këto do ishin të gabuara: 0624, 624, 5858, 4624, 04624.

Zgjidhja

T = int(input())
for t in range(T):
    a, b = map(int, input().split())
    diff = a - b
    print(diff-1 if diff % 10 == 9 else diff+1)

Sqarime

Nëse shifra e fundit e diferencës është 9 mjafton që ti zbresim diferencës 1, përndryshe mjafton që ti shtojmë 1, dhe në çdo rast do jemi të garantuar që vetëm shifra e fundit do jetë e ndryshme nga ajo e diferencës.