Problemi 132

Kërkesa

Ceni kishte një kuti me N numra në të: \(A_1, A_2, ... , A_n\). Gjithashtu kishte vendosur edhe numrin N në krye, për të ditur sa numra janë. Pra kutia kishte gjithsej N+1 numra. Por nga gëzimi i olimpiadës IOI ai filloi të kërcente me kutinë në xhep dhe numrat iu ngatërruan, dhe tani nuk e di më se cili nga N+1 numrat është numri N dhe cilët janë numrat e tjerë. Atij i duhet të gjejë më të madhin e numrave të dhënë. A mund ta ndihmoni?

Referenca: https://www.codechef.com/problems/LOSTMAX

Shembull

$ cat input.txt
3
1 2 1
3 1 2 8
1 5 1 4 3 2

$ python3 prog.py < input.txt
1
8
4

Në rastin e parë, N=2 dhe numrat janë {1, 1}, kështu që më i madhi është 1.

Në rastin e dytë N=3 dhe numrat janë {1, 2, 8}. Më i madhi është 8.

Në rastin e tretë N=5 dhe numrat janë {1, 1, 4, 3, 2}. Më i madhi është 4.

Zgjidhja

for _ in range(int(input())):
    A = list(map(int, input().split()))
    A.sort(reverse=True)
    n = len(A) - 1
    if A[0] > n:
        print(A[0])
    else:
        print(A[1])