Problemi 010

Kërkesa

Kosta e ka qejf numrin 4 sepse ka ca veti shumë interesante. P.sh.:

  • Katra është numri më i vogël i përbërë.
  • Grupi më i vogël jo-ciklik ka 4 elementë.
  • Katra është numri maksimal i shkallës së ekuacioneve që mund të zgjidhen në rrënjë.
  • Është një teoremë që thotë se çdo hartë mund të ngjyroset vetëm me 4 ngjyra të ndryshme, në mënyrë që çdo dy vende kufitare të mos kenë të njëjtën ngjyrë.
  • Një teoremë e Lagrange-it thotë se çdo numër natyror mund të shprehet si shumë e të shumtën 4 katrorë numrash (numra në fuqi të dytë).
  • E plot të tjera.

I mahnitur nga fuqitë e këtij numri, Kosta e ka zakon që numëron sa katra janë në çdo numër. Për ta ndihmuar Kostën, bëni një program që numëron sa shifra 4 ka në një numër të dhënë.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/LUCKFOUR

Shembull

$ cat input.txt
5
447474
228
6664
40
81

$ python3 prog.py < input.txt
4
0
1
1
0

Zgjidhja 1

T = int(input())
for t in range(T):
    number = list(input())
    k = 0
    for s in number:
        if s == '4': k += 1
    print(k)

https://tinyurl.com/101-prog-010-1

Sqarime

Nqs funksionit list() i japim si parametër një varg shkronjash, na kthen një listë me të gjitha shkronjat përbërëse të këtij vargu.

Zgjidhja 2

T = int(input())
for t in range(T):
    number = list(input())
    print(number.count('4'))

https://tinyurl.com/101-prog-010-2

Zgjidhja 3

T = int(input())
for t in range(T):
    number = input()
    k = 0
    for i in range(len(number)):
        if number[i] == '4': k += 1
    print(k)

https://tinyurl.com/101-prog-010-3

Zgjidhja 4

for _ in range(int(input())):
    print(input().count('4'))

https://tinyurl.com/101-prog-010-4

Detyra

Jepet një numër natyror. Gjeni shumën e shifrës së parë dhe të fundit të tij.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/FLOW004

Shembull

$ cat input.txt
3
1234
124894
242323

$ python3 prog.py < input.txt
5
5
5