Problemi 000
Kërkesa
Shkruani një program që merr emrin, mbiemrin, dhe qytetin ku jetoni, dhe nxjerr në ekran:
Ju jeni <emri> <mbiemri> nga <qyteti>.
Zgjidhja 1
# lexojmë nga tastiera emrin, mbiemrin dhe qytetin
print('Emri: ', end='')
emri = input()
print('Mbiemri: ', end='')
mbiemri = input()
print('Qyteti: ', end='')
qyteti = input()
# nxjerrim në ekran fjalinë e kërkuar
print('Ju jeni', emri, mbiemri, 'nga', qyteti)
https://tinyurl.com/101-prog-000
Sqarime
Funksioni print()
përdoret për të nxjerrë diçka (në ekran), kurse
funksioni input()
për të lexuar diçka (nga tastiera). Parametri
end=''
i tregon funksionit print()
që në fund të mos printojë
asgjë, sepse zakonisht ai printon edhe një fund-rreshti (EOL –
End Of Line), i cili bën që kursori të kaloj në rreshtin më
poshtë. Kur i japim funksionit print()
disa parametra, ai i printon
ato me nga një vend bosh në mes.
Hapni terminalin dhe shkruajeni programin brenda direktorisë prog/p000
:
mkdir -p prog/p000
cd prog/p000/
nano p000.py
Komanda mkdir
krijon një direktori të re (make directory
), kurse
komanda cd
ndryshon direktorinë e punës (change directory
).
Në editorin nano
mund të përdorni kombinimin e tasteve Ctrl+O
për
ta ruajtur programin, dhe Ctrl+X
për të dalë. Në vend të editorit
nano
mund të përdorni edhe Text Editor ose ndonjë editor tjetër.
Zbatojeni këtë program nga terminali duke përdorur komandën:
python3 p000.py
Zgjidhja 2
# lexojmë emrin, mbiemrin dhe qytetin
emri = input()
mbiemri = input()
qyteti = input()
# nxjerrim në ekran fjalinë e kërkuar
print('Ju jeni {} {} nga {}.'.format(emri, mbiemri, qyteti))
https://tinyurl.com/101-prog-000-2
Sqarime
Hapni terminalin dhe shkruajeni programin brenda direktorisë prog/p000/
:
cd prog/p000/
nano p000.2.py
Krijoni edhe skedarin input.txt
me një përmbajtje të ngjashme si kjo:
Ismail
Qemali
Vlora
Zbatojeni këtë program nga terminali duke përdorur komandën:
python3 p000.py < input.txt
Rezultati do jetë si ky:
Ju jeni Ismail Qemali nga Vlora.
Në këtë rast, me anë të shenjës <
ne kemi ridrejtuar inputin e
programit, në mënyrë që të lexojë nga skedari input.txt
dhe jo nga
tastiera. Pra te skedari input.txt
ne mund të vendosim gjithçka që
do ti jepnim programit nga tastiera, dhe programi do ta lexojë njëlloj
sikur ti merrte nga tastiera. Funksioni input()
lexon nga ky skedar
një rresht të plotë deri në fund.
Këtej e tutje ne do përdorim këtë metodën me ridrejtim, sepse është më praktike, të lejon ta shkruash inputin njëherë dhe ta testosh programin shumë herë. Gjithashtu lejon që vetë problemi të përcaktojë një input shembull, bashkë me rezultatin përkatës të programit.
Detyra
Shkruani një program që kërkon muajin dhe vitin e lindjes, dhe nxjerr në ekran:
Ju keni lindur në muajin <muaji> të vitit <viti>.