Problemi 104
Kërkesa
Në një restorant ka filluar punë një kamarier i ri. Meqenëse nuk është dhe aq i mirë në matematikë, ndonjëherë e kthen reston gabim. Shefi i jep atij një problem të thjeshtë: Sa bëjnë \(a - b\)? Përgjigja e tij është gabim. Dhe për çudi ka vetëm një shifër gabim. E merrni dot me mënd?
A mund të shkruani një program që bën të njëjtin gabim? Programi merr
dy numra a
dhe b
dhe duhet të japë një diference të gabuar a-b
.
Përgjigja duhet të jetë një numër pozitiv që ka të njëjtin numër
shifrash me diferencën e saktë, ku të gjitha shifrat janë njësoj me
diferencën e saktë, me përjashtim të njërës që duhet të jetë e
ndryshme. Zeroja nuk duhet të jetë si shifër e parë (nga e majta).
Nëse ka përgjigje të ndryshme që i plotësojnë këto kushte, mjafton të
jepni vetëm njërën.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/CIELAB
Shembull
$ cat input.txt
3
5858 1234
239 230
4375 4375
$ python3 prog.py < input.txt
1624
8
1
Në rastin e parë, diferenca e saktë është 5858 - 1234 = 4624
, kështu
që këto përgjigje do ishin të sakta: 2624
, 4324
, 4623
, 4604
,
4629
, kurse këto do ishin të gabuara: 0624
, 624
, 5858
, 4624
,
04624
.
Zgjidhja
T = int(input())
for t in range(T):
a, b = map(int, input().split())
diff = a - b
print(diff-1 if diff % 10 == 9 else diff+1)
Sqarime
Nëse shifra e fundit e diferencës është 9
mjafton që ti zbresim
diferencës 1
, përndryshe mjafton që ti shtojmë 1
, dhe në çdo rast
do jemi të garantuar që vetëm shifra e fundit do jetë e ndryshme nga
ajo e diferencës.