Problemi 142

Kërkesa

Labirinti më i thjeshtë në botë përbëhet nga një tabelë me përmasa NxN. Duke filluar në cepin e majtë sipër, duhet vajtur në cepin e djathtë poshtë, duke bërë vetëm lëvizje majtas (East) ose poshtë (South).

Na jepen përmasat e tabelës dhe zgjidhja që ka bërë Lida. A mund të gjeni një zgjidhje tjetër që është komplet e ndryshme nga ajo që ka bërë Lida (dmth nqs zgjidhja e Lidës përmban një kalim nga qeliza A në qelizën B, zgjidhja juaj nuk duhet të përmbajë një kalim të tillë).

Referenca: https://codingcompetitions.withgoogle.com/codejam/round/0000000000051705/00000000000881da

Shembull

$ cat input.txt
2
2
SE
5
EESSSESE

$ python3 prog.py < input.txt
Case #1: ES
Case #2: SEEESSES

Rasti i dytë është si në figurë:

Zgjidhja

Sqarime

Mjafton të marrim simetriken e zgjidhjes së dhënë. Kjo prapë është zgjidhje dhe është e garantuar që është komplet e ndryshme nga zgjidhja e dhënë.