Problemi 14

Kërkesa

Në një konkurs Alisa dhe Bobi bëjnë N gara vrapimi, ku për çdo i nga 1 në N, Alisa e mbaron garën i në kohën \(A_i\) minuta, kurse Bobi e mbaron në kohën \(B_i\) minuta. Konkursin e fiton ai që ka shumën e kohëve më të vogël. Sipas rregullave, Alisa mund të heqë nga llogaritja njërën prej garave, kë të dojë. Po ashtu dhe Bobi. Gjeni se cili prej tyre e fiton konkursin. Nqs shuma e kohëve del e barabartë, atere janë barazim.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/CO92JUDG

Shembull

$ cat input.txt
3
5
3 1 3 3 4
1 6 2 5 3
5
1 6 2 5 3
3 1 3 3 4
3
4 1 3
2 2 7

$ python3 prog.py < input.txt
Alice
Bob
Draw

Në rastin e parë kemi 5 gara. Koha e Alisës është 3 + 1 + 3 + 3 + 0 = 10. Koha e Bobit është 1 + 0 + 2 + 5 + 3 = 11. Fiton Alisa.

Në rastin e tretë kemi 0 + 1 + 3 = 4 kohën e Alisës dhe 2 + 2 + 0 = 4 kohën e Bobit, kështu që dalin barazim.