Problemi 043

Kërkesa

Një listë L ka N numra të plotë të ndryshëm nga zero. Një nën-listë quhet alternuese nëse çdo dy elemente fqinje të listës kanë shenja të kundërta (njëra pozitive dhe tjetra negative).

Gjeni gjatësinë e nën-listës alternuese më të madhe të listës L.

Shembull

$ cat input.txt
3
4
1 2 3 4
4
1 -5 1 -5
6
-5 -1 -1 2 -2 -3

$ python3 prog.py < input.txt
1
4
3

Detyra

Loli, vëllai i vogël i Colit, sapo ka mësuar disa prej shkronjave të alfabetit, dhe mund të lexojë vetëm ato fjalë që përbëhen prej shkronjave që njeh. Coli i jep atij një libër për të lexuar dhe do të dijë se cilat prej fjalëve mund të lexojë Loli.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/ALPHABET

Shembull

$ cat input.txt
act
2
cat
dog

$ python3 prog.py < input.txt
Yes
No

Rreshti i parë përmban shkronjat që ka mësuar Loli. Fjala e parë i ka të gjitha shkronjat të njohura, fjala e dytë jo.