Problemi 119

Kërkesa

Në kohët e lashta, komandanti i një ushtrie ishte supersticioz. Ai e quante një ushtar “me fat” nëse numri i armëve që kishte ushtari ishte çift dhe “pa fat” në të kundërt. Ushtrinë e quante “gati për betejë” nëse numri i ushtarëve me fat ishte më i madh se ai i ushtarëve pa fat. Në të kundërt e quante “jo gati”.

Nëse ju jepet numri i armëve që ka çdo ushtar, bëni një program që gjen nëse ushtria është gati për betejë ose jo.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/AMR15A

Shembull

$ cat input.txt
5
1
1
1
2
4
11 12 13 14
3
2 3 4
5
1 2 3 4 5

$ python3 prog.py < input.txt
NOT READY
READY FOR BATTLE
NOT READY
READY FOR BATTLE
NOT READY