Problemi 045

Kërkesa

Andi ka mbledhur A kokrra manaferrash kurse Beni B. Ata po bëjnë një lojë të tillë: Andi ha 1 kokërr, pastaj Beni 2, pastaj Andi 3, e kështu me radhë. I pari që nuk i kanë mbetur për të ngrënë aq kokrra sa duhet e humbet lojën. Bëni një program që gjen se kush prej tyre e fiton lojën.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/CANDY123

Shembull

$ cat input.txt
10
3 2
4 2
1 1
1 2
1 3
9 3
9 11
9 12
9 1000
8 11

$ python3 prog.py < input.txt
Beni
Andi
Andi
Beni
Beni
Andi
Andi
Beni
Beni
Beni

Në rastin e parë Andi ha 1, Beni 2, dhe Andi nuk mund të hajë 3, kështu që lojën e fiton Beni.

Në rastin e shtatë, Andi ha 1, Beni 2, Andi 3, Beni 4, Andi 5, dhe Beni nuk ka 6 kokrra, kështu që fiton Andi.

Zgjidhja

Sqarime

Kemi një cikël të pafund i cili ndërpritet kur njëri nga lojtarët e humb lojën, ndërkohë që ne printojmë si fitues emrin e lojtarit tjetër.

Detyra

Na jepen dy vargje shkronjash A dhe B. A është e mundur të gjejmë një nënvarg s1A dhe një nënvarg s2B, që mos të jenë bosh, dhe që s1+s2 të jetë palindromë?

Shenja + tregon bashkimin ose ngjitjen e dy vargjeve, kurse palindromë do të thotë që po ta lexosh vargun nga fundi në fillim është njësoj me vargun fillestar (nga fillimi në fund).

Referenca: https://www.codechef.com/problems/STRPALIN

Shembull

$ cat input.txt
3
abc
abc
a
b
abba
baab

$ python3 prog.py < input.txt
Yes
No
Yes

Në rastin e parë, një nga zgjedhjet e mundshme është s1 = "ab" dhe s2 = "a". Atere kemi s1+s2 = "aba" e cila është palindromë, kështu që përgjigja është “Yes”.

Në rastin e dytë kemi A = "a" dhe B = "b" dhe nuk ka asnjë mundësi që të krijojmë ndonjë palindromë, kështu që përgjigja është “No”.