Problemi 011
Kërkesa
Bëni një program që merr kodin e një anije (si një shkronjë) dhe shfaq llojin e saj (si emër të plotë). Kodet dhe llojet e anijeve janë si më poshtë:
Kodi | Lloji |
---|---|
B ose b | BattleShip |
C ose c | Cruiser |
D ose d | Destroyer |
F ose f | Frigate |
Referenca: https://www.codechef.com/problems/FLOW010
Shembull
$ cat input.txt
3
B
c
D
$ python3 prog.py < input.txt
BattleShip
Cruiser
Destroyer
Zgjidhja 1
Zgjidhja 2
ships = {
'b': 'BattleShip',
'c': 'Cruiser',
'd': 'Destroyer',
'f': 'Frigate'
}
for _ in range(int(input())):
print(ships[input().lower()])
Sqarime
Funksioni lower()
që aplikohet te një varg, e kthen këtë varg në
shkronja të vogla. Kurse ships
është një strukturë që quhet fjalor
(dictionary). Provoni këto komanda në promptin e Python:
$ python3
>>> fruits = { 'a': 'Apple', 'b': 'Banana' }
>>> fruits['b']
'Banana'
>>> fruits.get('a')
'Apple'
>>> fruits['o'] = 'Orange'
>>> fruits.get('o')
'Orange'
>>> fruits['x']
Traceback (most recent call last):
File "<stdin>", line 1, in <module>
KeyError: 'x'
>>> fruits.get('x')
>>> fruits.get('x', False)
False
>>>
Detyra
Kur pohojmë zakonisht e tundim kokën nga lart poshtë. Le ta shënojmë
me Y
, për “yes”. Kur mohojmë e tundim kokën nga e majta në të
djathtë, rreth boshtit vertikal. Le ta shënojmë me N
për “no”.
Por indianët zakonisht përdorin një shenjë tjetër për të pohuar, duke
e tundur kokën nga e majta në të djathtë rreth boshtit para-mbrapa. Le
ta shënojmë këtë me I
.
Një djalë vëzhgoi disa persona në një stacion treni dhe mbajti shënim
shenjat që bënin me kokë (duke përdorur shkronjat Y
, N
dhe I
).
Bëni një program që shfaq nëse personi në fjalë është indian, jo
indian, ose nuk mund ta themi me siguri.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/HEADBOB
Shembull
$ cat input.txt
3
5
NNNYY
6
NNINNI
4
NNNN
$ python3 prog.py < input.txt
NOT INDIAN
INDIAN
NOT SURE