Problemi 155
Kërkesa
Ari dhe Riku po luajnë një lojë me fije shkrepësesh. Në fillim janë dy grumbuj me fije shkrepësesh me N dhe M fije, dhe Ari luan gjithmonë i pari. Në çdo lëvizje, lojtari që ka radhën heq X fije nga njëri prej grumbujve, të tilla që X është shumëfish i numrit të fijeve në grumbullin tjetër. Fiton ai që boshatis njërin prej grumbujve (heq fijet e fundit).
Duke ditur numrin e fijeve në secilin pirg, si dhe që Ari luan i pari, dhe të dy luajnë në mënyrën më të mirë të mundshme (pa gabime), gjeni se kush e fiton lojën.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/MATCHS
Shembull
$ cat input.txt
5
1 1
2 2
1 3
155 47
6 4
$ python3 prog.py < input.txt
Ari
Ari
Ari
Ari
Rich