Problemi 006

Kërkesa

Tre shokë, le ti quajmë A, B dhe C, bëjnë pohimet e mëposhtme:

  • A: Unë kam \(x\) lekë më shumë ose më pak se B
  • B: Unë kam \(y\) lekë më shumë ose më pak se C
  • C: Unë kam \(z\) lekë më shumë ose më pak se A

Bëni një program që merr numrat \(x, y, z\) dhe gjen nëse A, B dhe C mund të kenë sasi lekësh të tilla që të gjitha pohimet të jenë të vërteta.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/THREEFR

Shembull

$ cat input.txt
2
1 2 1
1 1 1

$ python3 prog.py < input.txt
yes
no

Zgjidhja 2

https://tinyurl.com/101-prog-006-2

Sqarime

Për të gjetur më të madhin, ne mund të krijojmë një listë me ta dhe ti rendisim në rendin zbritës.

Zgjidhja 3

https://tinyurl.com/101-prog-006-3

Sqarime

Mund tu ndërrojmë vendet vlerave, në mënyrë të tillë që te x-i të kemi gjithmonë vlerën më të madhe.

Detyra

Në një restorant ka filluar punë një kamarier i ri. Meqenëse nuk është dhe aq i mirë në matematikë, ndonjëherë e kthen reston gabim. Shefi i jep atij një problem të thjeshtë: Sa bëjnë \(a - b\)? Përgjigja e tij është gabim. Dhe për çudi ka vetëm një shifër gabim. E merrni dot me mënd?

A mund të shkruani një program që bën të njëjtin gabim? Programi merr dy numra a dhe b dhe duhet të japë një diference të gabuar a-b. Përgjigja duhet të jetë një numër pozitiv që ka të njëjtin numër shifrash me diferencën e saktë, ku të gjitha shifrat janë njësoj me diferencën e saktë, me përjashtim të njërës që duhet të jetë e ndryshme. Zeroja nuk duhet të jetë si shifër e parë (nga e majta). Nëse ka përgjigje të ndryshme që i plotësojnë këto kushte, mjafton të jepni vetëm njërën.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/CIELAB

Shembull

$ cat input.txt
3
5858 1234
239 230
4375 4375

$ python3 prog.py < input.txt
1624
8
1

Në rastin e parë, diferenca e saktë është 5858 - 1234 = 4624, kështu që këto përgjigje do ishin të sakta: 2624, 4324, 4623, 4604, 4629, kurse këto do ishin të gabuara: 0624, 624, 5858, 4624, 04624.