Problemi 003
Kërkesa
Bëni një program që merr vlerat e tre këndeve (në gradë) dhe nxjerr “YES” nëse këto mund të jenë kënde të një trekëndëshi, ose “NO” nëse nuk mund të jenë.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/FLOW013
Shembull
$ cat input.txt
3
40 40 100
45 45 90
180 1 1
$ python3 p003.py < input.txt
YES
YES
NO
Zgjidhja 1
T = int(input())
for t in range(T):
a, b, c = input().split()
if int(a) + int(b) + int(c) == 180:
print("YES")
else:
print("NO")
https://tinyurl.com/101-prog-003-1
Sqarime
Këndet e një trekëndëshi e kanë shumën 180 gradë.
Meqenëse numrat i lexojmë si varg (string), kemi përdorur
funksionin int()
për ti kthyer në numra (përndryshe nuk mund ti
mbledhim).
Zgjidhja 2
T = int(input())
for t in range(T):
a, b, c = map(int, input().split())
if a + b + c == 180:
print("YES")
else:
print("NO")
https://tinyurl.com/101-prog-003-2
Sqarime
Funksioni map()
që është përdorur këtu, zbaton funksionin int()
te
të gjithë elementet e objektit të listueshëm. Si përfundim, në
ndryshoret a
, b
dhe c
ruhen numra, dhe jo vargje.
Detyra
Bëni një program që merr 2 numra a
dhe b
dhe nxjerr:
- shenjën
<
nësea
është më i vogël seb
- shenjën
>
nësea
është më i madh seb
- shenjën
=
nësea
është i barabartë meb
Referenca: https://www.codechef.com/problems/CHOPRT
Shembull
$ cat input.txt
3
10 20
20 10
10 10
$ python3 p003.3.py < input.txt
≺
≻
=