Problemi 07
Kërkesa
Një universitet përdor sistemin e vlerësimit me 5 pikë. Në një provim studentët mund të vlerësohen me pikët nga 2 (që është ngelës) deri në 5 (që është shkëlqyer). Universiteti u jep bursa studentëve nqs plotësojnë këto kushte:
- Nuk janë ngelës në asnjë lëndë.
- Kanë të paktën një lëndë ku janë të shkëlqyer.
- Mesataren e të gjitha lëndëve e kanë jo më pak se 4.0
Nqs jepen vlerësimet e studentëve në të gjitha provimet, bëni një program që gjen se cilët prej tyre përfitojnë bursa.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/EGRANDR
Shembull
$ cat input.txt
2
5
3 5 4 4 3
5
3 4 4 4 5
$ python3 prog.py < input.txt
No
Yes
Studenti i parë e ka mesataren 3.8, kështu që nuk përfiton bursë.
Studenti i dytë i plotëson të gjitha kushtet, kështu që përfiton bursë.