Problemi 10
Kërkesa
Në një restorant shkojnë shumë programues. Ata i lënë shënimet e tyre në librin e përshtypjeve në formatin binar (me zero dhe njësha). Por shefi i restorantit nuk ka haber nga formati binar, kështu që i ka dhënë karar që një përshtypje ta quajë pozitive nëse përmban vargun 010 ose 101, dhe ta quajë negative në të kundërt.
Bëni një program që merr përshtypjet në formatin me zero njësha dhe gjen nëse janë të mira ose të këqija.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/ERROR
Shembull
$ cat input.txt
2
11111110
10101010101010
$ python3 prog.py < input.txt
Bad
Good
Rasti i parë nuk përmban asnjë nënvarg 010 ose 101. Rasti i dytë i përmban të dyja.