Problemi 136
Kërkesa
Në një listë me N numra natyrorë mund të shtojmë edhe K numra të tjerë sipas dëshirës, dhe pastaj gjejmë të mesmen e të gjithë numrave. E mesmja e një liste është elementi që ndodhet në mesin e listës, pasi ti kemi renditur. P.sh. e mesmja e [2, 1, 5, 2, 4] është 2, kurse e mesmja e [3, 3, 1, 3, 3] është 3.
Gjeni se sa është vlera më e madhe e të mesmes që mund të merret në këtë mënyrë. Na jepet gjithashtu që K < N dhe që N + K është numër tek.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/CK87MEDI
Shembull
$ cat input.txt
3
2 1
4 7
4 3
9 2 8 6
5 2
6 1 1 1 1
$ python3 prog.py < input.txt
7
9
1
Na jepen numrat N dhe K, dhe pastaj N numrat e listës.
Në rastin e parë, një nga zgjidhjet e mundshme është të shtojmë 9, duke formuar listën [4, 7, 9], e mesmja e të cilës është 7.
Në rastin e tretë, sido që të jenë 2 numrat që do shtohen, e mesmja do jetë gjithmonë 1.