Problemi 001
Kërkesa
Bëni një program që merr 5 numra dhe nxjerr katrorin e tyre (fuqinë e dytë).
Shembull
$ cat input.txt
13
7
3
11
5
$ python3 p001.py < input.txt
169
49
9
121
25
Shënim: Komanda cat shfaq në ekran përmbajtjen e një skedari.
Zgjidhja 1
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)https://tinyurl.com/101-prog-001-1
Sqarime
Ne duam të lexojmë një numër, por funksioni input() kthen një
string (varg me shkronja), kështu që përdorim funksionin int() për
ta kthyer në integer (numër të plotë).
Zgjidhja 2
https://tinyurl.com/101-prog-001-2
Sqarime
Duke përdorur një cikël for që përsëritet 5 herë, shmangim përsëritjen në program të atyre dy rreshtave.
Vini re që : në fund të rreshtit for... tregojnë që më poshtë vjen
një bllok me instruksione (komanda, ose rreshta programi). Të
gjithë rreshtat e këtij blloku janë të spostuar në brendësi të
rreshtit for... me të njëjtin numër hapësirash. Ky bllok përsëritet
sa herë që ti thotë komanda for... (në rastin tonë, 5 herë).
Funksioni range(5) kthen një objekt që ka 5 vlera, siç tregon edhe
kjo provë:
$ python3
>>> list(range(5))
[0, 1, 2, 3, 4]
>>> quit()
$ _
Detyra
Bëni një program që merr 5 numra dhe nxjerr kubin e tyre (fuqinë e tretë).