Problemi 121

Kërkesa

Na jepet një numër binar (i cili ka vetëm shifrat 0 dhe 1). Bëni një program i cili gjen nëse është e mundur që të bëhet i barabartë numri i zerove dhe njëshave, duke ndryshuar të shumtën një shifër (nga 1 në 0 ose nga 0 në 1).

Shembull

$ cat input.txt
4
101
11
0
10000

$ python3 prog.py < input.txt
No
Yes
No
No

Në rastin e parë nuk është e mundur ti bëjmë të barabarta numrat e zerove dhe njëshave. Në rastin e dytë mund ta bëjmë një njësh zero dhe do kemi numër të barabartë zerosh dhe njëshash. Në rastin e tretë nuk mund të kemi një numër të barabartë zerosh dhe njëshash. Në rastin e katërt gjithashtu nuk mund të bëjmë një numër të barabartë zerosh dhe njëshash.

Zgjidhja 1

Sqarime

Gjejmë numrin e zerove dhe të njëshave. Nëse janë të barabartë nuk është nevoja të ndryshojmë gjë. Nëse diferenca midis tyre është 2, me një ndryshim mund ti bëjmë të barabarta.