Problemi 126

Kërkesa

Alisa dhe Beni po bëjnë një lojë me numra. Fillimisht Alisa ka një numër A kurse Beni një numër B. Loja ka gjithsej N hapa dhe Alisa me Benin luajnë me radhë. Kur është radha e tij, secili lojtar e shumëzon numrin e tij me dy. E para luan Alisa.

Bëni një program i cili merr numrat A, B dhe N dhe gjen sa është herësi i pjesëtimit të numrave në fund të lojës (duke pjesëtuar më të madhin me më të voglin).

Referenca: https://www.codechef.com/problems/TWONMS

Shembull

$ cat input.txt
3
1 2 1
3 2 3
3 7 2

$ python3 prog.py < input.txt
1
3
2

Në rastin e parë, numrat fillestarë janë (A=1, B=2) dhe loja ka vetëm 1 hap. Në këtë hap Alisa e shumëzon numrin e saj me 2, kështu që në fund të lojës kemi (A=2, B=2) dhe herësi është 1.

Në rastin e dytë kemi (A=3, B=2) dhe N=3. Pasi luan Alisa, Beni, Alisa, kemi (A=12, B=4), kështu që herësi është 3.

Në rastin e tretë kemi (A=3, B=7) dhe N=2. Pasi luan Alisa dhe Beni, kemi (A=6, B=14), kështu që herësi është 2.

Zgjidhja

Sqarime

Meqenëse dyshat thjeshtohen me njëri-tjetrin gjatë pjesëtimit, mjafton që të shumëzojmë a-në me 2 nëse n-ja është tek, dhe pastaj mund të gjejmë herësin.