Problemi 010
Kërkesa
Kosta e ka qejf numrin 4 sepse ka ca veti shumë interesante. P.sh.:
- Katra është numri më i vogël i përbërë.
- Grupi më i vogël jo-ciklik ka 4 elementë.
- Katra është numri maksimal i shkallës së ekuacioneve që mund të zgjidhen në rrënjë.
- Është një teoremë që thotë se çdo hartë mund të ngjyroset vetëm me 4 ngjyra të ndryshme, në mënyrë që çdo dy vende kufitare të mos kenë të njëjtën ngjyrë.
- Një teoremë e Lagrange-it thotë se çdo numër natyror mund të shprehet si shumë e të shumtën 4 katrorë numrash (numra në fuqi të dytë).
- E plot të tjera.
I mahnitur nga fuqitë e këtij numri, Kosta e ka zakon që numëron sa katra janë në çdo numër. Për ta ndihmuar Kostën, bëni një program që numëron sa shifra 4 ka në një numër të dhënë.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/LUCKFOUR
Shembull
$ cat input.txt
5
447474
228
6664
40
81
$ python3 prog.py < input.txt
4
0
1
1
0
Zgjidhja 1
T = int(input())
for t in range(T):
number = list(input())
k = 0
for s in number:
if s == '4': k += 1
print(k)
https://tinyurl.com/101-prog-010-1
Sqarime
Nqs funksionit list()
i japim si parametër një varg shkronjash, na
kthen një listë me të gjitha shkronjat përbërëse të këtij vargu.
Zgjidhja 2
Zgjidhja 3
Zgjidhja 4
Detyra
Jepet një numër natyror. Gjeni shumën e shifrës së parë dhe të fundit të tij.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/FLOW004
Shembull
$ cat input.txt
3
1234
124894
242323
$ python3 prog.py < input.txt
5
5
5