Problemi 11
Kërkesa
Xheni dhe Ylli ishin të gëzuar për festat që po afronin dhe do punonin sëbashku për përgatitjet e nevojshme. Janë N punë për tu kryer. Për një punë i Xhenit i duhen \(X_i\) sekonda kurse Yllit i duhen \(Y_i\) sekonda. Ata vendosën që ti bënin punët në mënyrë të alternuar. Nqs punën e parë e bën Xheni, punën e dytë e bën Ylli (ndërkohë që Xheni shlodhet), punën e tretë e bën prapë Xheni, e kështu me radhë. Nqs punën e parë e bën Ylli, të dytën e bën Xheni, e kështu me radhë.
Na jepen kohët që i duhen Xhenit dhe Yllit për çdo punë, gjeni kohën më të vogël që u duhet për ti mbaruar të gjitha punët.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/XENTASK
Shembull
$ cat input.txt
1
3
2 1 2
3 2 1
$ python3 prog.py < input.txt
5
Nqs punën e parë do ta bëjë Xheni do duhen 2+2+2=6 sekonda. Kurse po ta bëjë Ylli punën e parë do duhen 3+1+1=5 sekonda. Koha më e vogël është 5 sekonda.
Zgjidhja
for _ in range(int(input())):
n = int(input())
X = [int(i) for i in input().split()]
Y = [int(i) for i in input().split()]
s1 = s2 = 0
for i in range(n):
if i % 2 == 0:
s1 += X[i]
s2 += Y[i]
else:
s1 += Y[i]
s2 += X[i]
print(min(s1, s2))
Sqarime
Gjejmë shumën sipas të dyja mënyrave, pastaj printojmë shumën më të vogël.