Problemi 004
Kërkesa
Në një varg numrash \(a_1, a_2, ... , a_n\) gjeni vlerën më të vogël të mundshme të shprehjes \(a_i + a_j\), ku \(1 \leq i < j \leq n\).
Referenca: https://www.codechef.com/problems/SMPAIR
Shembull
$ cat input.txt
1
4
5 1 3 4
$ python3 prog.py < input.txt
4
Zgjidhja
T = int(input())
for t in range(T):
n = int(input())
l = list(map(int, input().split()))
l.sort()
print(l[0] + l[1])
https://tinyurl.com/101-prog-004
Sqarime
Te lista l
lexojmë vargun e numrave. Funksioni sort()
, i cili
zbatohet te lista, e rendit listën në rendin rritës. Meqenëse lista
e numrave është e renditur, dy të parët janë më të vegjlit, kështu që
shuma e tyre është shuma më e vogël e mundshme.
Vini re që numri i parë i listës e ka indeksin 0 (l[0]
), numri i
dytë e ka indeksin 1, e kështu me radhë. Pra numërimi i
elementeve të një liste fillon nga 0.
Detyra
Në një varg numrash \(a_1, a_2, ... , a_n\) gjeni vlerën më të madhe të mundshme të shprehjes \(a_i + a_j\), ku \(1 \leq i < j \leq n\).
Shembull
$ cat input.txt
1
4
5 1 3 4
$ python3 prog.py < input.txt
9