Problemi 109
Kërkesa
Mamaja i ka blerë Cufit dy shporta me fruta, njëra ka N mollë dhe tjera ka M portokalle. Cufit i pëlqejnë edhe mollët edhe portokallet dhe do që ti ketë në sasi të barabartë. Çdo kokërr mollë ose portokalle kushton 1 monedhë, dhe Cufi ka K monedha në xhep. Me këto monedha ai mund të blejë mollë ose portokalle dhe të përpiqet ta bëjë ndryshimin midis tyre sa më të vogël.
Bëni një program që të gjejë ndryshimin më të vogël të mundshëm që mund të arrijë Cufi midis mollëve dhe portokalleve.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/FRUITS
Shembull
$ cat input.txt
3
3 4 1
5 2 1
3 4 3
$ python3 prog.py < input.txt
0
2
0
Jepen numrat N, M dhe K. Në rastin e parë Cufi mund të blejë një mollë dhe ti bëjë të barabarta. Në rastin e dytë mund të blejë vetëm një portokalle dhe diferenca bëhet 2. Në rastin e tretë mund të blejë 2 mollë dhe një portokalle, duke e bërë diferencën 0.