Problemi 23
Kërkesa
Në një varg S me gjatësi N, gjeni numrin e treguesve i (\(1 <= i <= N-1\)) të tillë që shkronja në vendin i është bashkëtingëllore, kurse shkronja në vendin i+1 është zanore. Shkronjat janë nga alfabeti anglisht dhe zanoret janë ‘a’, ‘e’, ‘i’, ‘o’, ‘u’.
Referenca: https://www.codechef.com/problems/CV
Shembull
$ cat input.txt
3
6
bazeci
3
abu
1
o
$ python3 prog.py < input.txt
3
1
0
Në rastin e parë, zanorja ‘a’ vjen pas bashkëtingëllores ‘b’, ‘e’ vjen pas ‘z’, dhe ‘i’ vjen pas ‘c’, kështu që përgjigja është 3.
Në rastin e dytë, zanorja ‘u’ vjen pas bashkëtingëllores ‘b’, kështu që përgjigja është 1.