Problemi 022
Kërkesa
Në një lojë të rregullt tenisi, lojtari që shërben ndërrohet çdo 2 pikë, pavarësisht se kush i shënon. Chef dhe Cook po e luajnë lojën pak më ndryshe. Ata vendosën që lojtari i shërbimit të ndërrohet çdo \(k\) pikë, pavarësisht se kush i shënon.
Në fillim të lojës, radhën e shërbimit e ka gjithmonë Chef-i. Nqs dimë që deri tani Chef ka shënuar \(p_1\) pikë dhe Cook ka shënuar \(p_2\) pikë, kush e ka tani radhën e shërbimit?
Referenca: https://www.codechef.com/problems/CHSERVE
Shembull
$ cat input.txt
3
1 3 2
0 3 2
34 55 2
$ python3 prog.py < input.txt
CHEF
COOK
CHEF
Tre numrat që jepen janë \(p_1\), \(p_2\) dhe \(k\).
Zgjidhja
T = int(input())
for t in range(T):
p1, p2, k = map(int, input().split())
piket = p1 + p2 + 1
seti = piket // k
if piket % k > 0:
seti += 1
if seti % 2 == 0:
print('COOK')
else:
print('CHEF')
Sqarime
Nqs një grup prej \(k\) pikësh të njëpasnjëshme (ku shërben i njëjti lojtar) i quajmë një set, atere gjejmë në fillim se për cilin set po luhet kjo pikë. Nqs seti është tek, atere shërbimin e ka lojtari i parë, përndryshe e ka lojtari i dytë.
Detyra
Një qenush gjeti një arkë me N monedha. Ai nuk e hap dot vetë, por mund të lehë që tu tërheq vëmendjen njerëzve që ndodhen aty pranë. Ai e di që njerëzit do marrin secili një sasi të barabartë monedhash, dhe të tjerat do ti lënë në shesh, kështu që ai mund ti marrë.
Qenushi mund ta ndryshojë fortësinë e të lehurit, në mënyrë që ti tërheqë vëmendjen 1 personi, ose 2 personave, e kështu me radhë, deri në K persona. Sa persona duhet të thërrasë, në mënyrë që në fund ti ngelen sa më shumë monedha?
Referenca: https://www.codechef.com/problems/GDOG
Shembull
$ cat input.txt
2
5 2
11 3
$ python3 prog.py < input.txt
1
2